Flash

Vijon protesta: I kemi prishur gjumin Ramës dhe atij që “drejton” opozitën

Lapsi.al 9 June 2026

Tirana është në këmbë në ditën e saj të 10 e cila proteston kundër kryeministrit Edi Rama.

Shqiptarët bëjnë thirrjet që Rama të largohet.

“Na thanë se janë 2 mijë veta. Na vjen keq që ju kemi prish gjumin si kryeministrit si atij që pretendon se drejton opozitën. Kanë marrë peng vendin prej 35 vitesh. Ne jemi më të fortë se kurrë që ta bëjmë Shqipërinë për të jetuar me dinjitet në këtë shtet. Jemi pa parti politike dhe thirrja Rama në burg, Berisha në burg jehon”, u shpreh një protestuese që tha se kishte 4 muaj që protestonte në Rrjoll.

"Na thanë se jemi 2000, por unë nuk mund t’ju numëroj, por 2 mijë nuk më dukeni, shumë më shumë se 2 mijë, shumë më shumë se 20 mijë. E gjithë rinia shqiptare është në shesh sonte. Na vjen keq që ua kanë prishur gjumin kryeministrit si atij që pretendon se drejton opozitën, që na kanë marrë peng vendin tonë prej 35 vitesh.

Siç e dini, këto protesta kanë shumë vite që kanë filluar si çështje pronësie, mjedisore, por e mira e kësaj proteste është që të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë për ta shpëtuar Shqipërinë nga mafia, nga shteti i kapur nga mafia dhe nga të gjitha padrejtësitë me të cilat jetojmë prej vitesh.

Nga të gjitha ato padrejtësi ku shumë nga bashkëmoshatarët tanë nuk jetojnë më në Shqipëri sepse këtu nuk kanë gjetur mundësinë e meritokracisë për të zhvilluar profesionet e tyre dhe për të pasur një jetë dinjitoze. Ndaj, ne jemi më të fortë se kurrë që ta bëjmë Shqipërinë për të jetuar me dinjitet në këtë shtet. Ne jemi këtu pa parti politike dhe thirrje “Rama në burg, Berisha në burg”.

Jua kemi prishur gjumin keq fare këto kohë, por është më e rëndësishme cilësia e jetës sonë sesa gjumi i atyre që e kanë uzurpuar çdo hallkë të këtij shteti. Ndaj duhet të jemi çdo e më shumë më të fortë.

Sot është dita të mos tërhiqemi nga sheshi pa ikur ata që na kanë marrë peng prej 35 vitesh. Rrjolli është arsyeja pse protestojmë çdo ditë prej katër muajsh. Na thonë se jemi kundër zhvillimit, Rrjolli nuk është kundër kësaj, por kundër grabitjes së pronës. Për të gjithë ambientalistët, është e qartë që Rrjolli është zonë e mbrojtur, është një prej korridoreve ekologjike më të rëndësishme të BE-së dhe ndaj kjo është një thirrje edhe për BE-në që të kthejë sytë nga Rrjolli.

Ai resorti që po ndërtohet aty dhe të tjerët do bllokojnë kanalet ekologjike të shumë shpendëve… Kam një lajm të keq sot, se dje banorët janë zgjuar me tokën e tyre të rrethuar me tela me gjemba dhe e dimë pse e bëjnë, sepse ata pretendojnë se ne do fokusohemi aty dhe do humbim vëmendjen nga ajo që na ka bashkuar, largimi i kësaj qeverie. Rrjolli do shpëtojë kur të largohet kjo qeveri!"- u shpreh protestuesja.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI