Flash

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe tre zyrtarë të tjerë

Lapsi.al 17 November 2026

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me nga 1 vit burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe tre ish-zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie. Ata akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Sipas konkluzioneve përfundimtare të prokurorisë, të depozituara pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Kokoneshi, Dorian Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo duhet të dënohen fillimisht me 1 vit e 6 muaj burgim secili. Sipas burimeve thuhet se për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, SPAK kërkon që dënimi përfundimtar për secilin prej tyre të jetë 1 vit burg. Gjithashtu, prokuroria kërkon ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare për Fredi Kokoneshin dhe 2-vjeçare për tre të pandehurit e tjerë.

Sipas hetimeve, çështja lidhet me dhënien me qira të rreth 67 hektarëve tokë në pronësi të shtetit, për ndërtimin e impianteve diellore. Këto sipërfaqe rezultonin të regjistruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës si tokë bujqësore. SPAK pretendon se zyrtarët kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë procedurave për ndryshimin e kategorisë së tokës dhe dhënien e saj me qira për një periudhë 10-vjeçare. Në konkluzionet e saj, prokuroria vlerëson se provat e administruara gjatë hetimit dhe gjykimit mbështesin akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI