Flash

Turqi/ I dënuar me 16 vite burg, bën operacione plastike për t’i shpëtuar policisë! Kishte 101 raste vjedhjeje dhe mashtrimi

Lapsi.al 17 November 2026

Turqi/ I dënuar me 16 vite burg, bën operacione plastike për

Një burrë i dënuar me gati 16 vite burg është arrestuar në qytetin e Mersinit, në Turqi, pasi kishte tentuar t’i shpëtonte drejtësisë duke ndryshuar pamjen përmes ndërhyrjeve kirurgjikale estetike.

Sipas mediave turke, ndaj tij rëndonin 101 çështje të hapura për vjedhje dhe mashtrim. Për të mos u identifikuar nga policia, ai kishte kryer disa operacione plastike, ndërsa për t’u fshehur përdorte apartamente të marra me qira në emër të personave të tjerë.

Hetuesit që po ndiqnin gjurmët e tij kishin vënë nën vëzhgim edhe partneren e tij, një shtetase e huaj. Policia arriti të identifikonte adresën ku banonte gruaja, pavarësisht se ajo nuk ishte e regjistruar zyrtarisht aty.   

Pas mbledhjes së informacioneve, efektivët organizuan një operacion në banesë, ku arrestuan të kërkuarin dhe partneren e tij. Kjo e fundit dyshohet se përballet me akuza për strehimin e një personi të kërkuar nga drejtësia.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI