Flash

Aksident me 9 automjete në Gjermani, mes viktimave dy të rinj shqiptarë

Lapsi.al 17 November 2026

Aksident me 9 automjete në Gjermani, mes viktimave dy të rinj

Dy të rinj shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në Gjermani, ku u përfshinë nëntë automjete dhe humbi jetën edhe një person i tretë. Ngjarja ndodhi të dielën pasdite në rrugën B311, pranë Erbachut, në Baden-Württemberg. Viktimat nga Kosova janë Leart Morina nga Sopniqi dhe Berhan Zeka nga Pataqani i Poshtëm, të dy nga Komuna e Rahovecit.

Sipas mediave gjermane, dy drejtues automjetesh, 18 dhe 19 vjeç, humbën jetën në vend, ndërsa një pasagjer 26-vjeçar ndërroi jetë më vonë në spital. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre një 26-vjeçare në gjendje të rëndë. Hetimet paraprake tregojnë se aksidenti mund të ketë nisur gjatë një tentative parakalimi. Një prej automjeteve dyshohet se ka humbur kontrollin, është përplasur me disa makina dhe më pas ka goditur ballazi një mjet që vinte nga drejtimi i kundërt. Vdekja e dy të rinjve është konfirmuar edhe nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili u ka shprehur ngushëllime familjeve të tyre. Policia gjermane po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI