Flash

Pse u përjashtua Spiropali dhe Ndreca nga PS, flet Klosi

Lapsi.al 16 November 2026

Pse u përjashtua Spiropali dhe Ndreca nga PS, flet Klosi

Blendi Klosi ka treguar se çfarë ndodhi në Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku u vendos përjashtimi i Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga të gjitha forumet e partisë. I ftuar në emisionin "Top Story", Klosi e cilësoi mbledhjen si një takim pune, ku në fokus ishte organizimi i brendshëm i PS-së dhe përgatitjet për fushatën e ardhshme. Ai theksoi se një pjesë e diskutimeve u zhvillua me dyer të mbyllura.

Sipas tij, gjatë mbledhjes pati diskutime nga tre kolegë dhe në përfundim Asambleja vendosi shkarkimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga forumet e partisë. Klosi iu referua nenit 22 të statutit të PS-së, duke theksuar se ky nen u jep forumeve të partisë të drejtën për të kërkuar shkarkimin e anëtarëve për arsye që vlerësohen nga vetë Asambleja.

Megjithatë, ai nënvizoi se vendimi nuk nënkupton përjashtimin e dy socialistëve nga partia. I pyetur se cila ishte vija e kuqe që kishte kaluar Elisa Spiropali dhe që çoi në këtë vendim, Klosi nuk dha detaje konkrete, duke i cilësuar arsyet si çështje të brendshme të partisë.

Pjesë nga diskutimi:

Klosi: Ishte një mbledhje rutinë për fushatën dhe organizimin tonë, mbledhje pune. Sigurisht, një pjesë e mbledhjes ishte me dyer të mbyllura. Ne pas mbledhjes jemi shpërndarë dhe kemi nisur punën për fushatën. E prisnim të kishte diskutim të gjerë për ku duhet të fokusohemi në fushatë, që të mos prodhojmë lajm në 6 muajt që vijnë, kush do jetë fokusi ynë.

U mor vendimi për t’i përjashtuar nga të gjitha forumet e PS-së, Elisa Spiropalin edhe Plarent Ndrecën. Ne nuk jemi parti që shkarkojmë njerëz, këtë filozofi ka pasur dhe në dekadat e fundit, që të jetë e hapur. E kemi dhe në statut që edhe online mund të regjistrohet. Kjo është mënyra si formohet Asambleja, si shkarkohet është bazuar në statusin e Asamblesë, që ua jep forumeve të partisë…

Kjo është përbërja si krijohet forumi i lartë i PS-së, neni 22 jep të drejtën forumeve që për arsye që i gjykon vetë Asambleja kërkon shkarkimin. Ishin tre kolegë që patën diskutime dhe e gjithë Asambleja mori këtë vendim. Në mënyrën si funksionon, u shkarkuan të dy anëtarët nga forumet, nga Asambleja e PS-së. Asambleja mbajti këtë qëndrim dhe të dy kolegët janë të shkarkuar nga forumet e PS-së, por jo nga PS-ja. Nga partia nuk kemi shkarkuar askënd. 

Pyetje: Por cila ishte vija e kuqe që kaloi Spiropali, që solli këtë largim?

Klosi: Këto janë të gjitha problemet tona të brendshme. Publiku duhet të dijë se ku fokusohet PS-ja dhe është thjesht dhe shumë e qartë biseda. Janë organizimet tona të brendshme. /TCH

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI