Flash

Atentati ndaj shqiptarit në Itali, 43-vjeçari u qëllua me pistoletë pas daljes nga lokali

Lapsi.al 16 November 2026

Atentati ndaj shqiptarit në Itali, 43-vjeçari u qëllua me

Një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një atentati në Certosa di Pavia, ku u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. Ai nuk rezulton të ketë precedent penalë, e po ashtu as miku e kolegu i tij shqiptar, që e shoqëronte në momentin e ngjarjes. 

Gjatë orës 19:30 të së shtunës, dyshja sapo kishte dalë nga një lokal dhe po ktheheshin drejt shtëpive të tyre, ku familjet i prisnin për darkë. Miku i 43-vjeçarit kishte parkuar makinën e tij në zonën e Conca del Naviglio dhe do ta shoqëronte deri në shtëpi.

Pas daljes nga lokali të dy u nisën së bashku në këmbë dhe mbërritën në parking kur kaloi makina nga e cila u qëllua. Duke ngadalësuar shpejtësinë, por pa u ndalur dhe pa hyrë në parking, nga dritarja e përparme në anën e djathtë, në krahun e pasagjerit, dikush qëlloi me pistoletë.  

Plumbi, i kalibrit 7.65 mm, e goditi 43-vjeçarin në anë të trupit, pranë ijëve. I plagosuri u transportua me makinë nga vetë familjarët në urgjencën e Spitalit Poliklinik San Matteo në Pavia.

Ai mbërriti në spital në gjendje shumë të rëndë pasi plumbi i kishte dëmtuar njërën mushkëri ndërsa 43-vjeçari u shtrua në repartin e terapisë intensive me prognozë të rezervuar dhe ende në rrezik për jetën. Sektori i Hetimit të Policisë së Drejtorisë së Policisë në Pavia ka nisur hetimet ndërkohë që po shqyrtohen edhe pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, me synimin për të identifikuar makinën nga e cila u qëllua.

Në automjet dyshohet se ndodheshin dy persona: drejtuesi i mjetit dhe personi që qëlloi me armë. Në semaforin e rrugës shtetërore, makina dyshohet se ka marrë kthesën djathtas, në drejtim të Milanos.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI