Flash

Rama gjen (më në fund) një pro-rus që ka mbështetur protestat në Shqipëri

Lapsi.al 16 November 2026

Rama gjen (më në fund) një pro-rus që ka mbështetur

Këshilli i Bashkimit Europian përfshiu këtë të hënë biznesmenin irlandez Chay Bowes në listën e sanksioneve kundër aktiviteteve destabilizuese të Rusisë. Ai është i njohur si pro-rus me qëndrimet e tij në RT. 

Sipas Këshillit të BE-së, ai ka marrë pjesë në operacione të koordinuara të manipulimit të informacionit dhe ka përhapur narrativa që legjitimojnë luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke cenuar demokracinë dhe sigurinë në Europë. Sanksionet parashikojnë ngrirjen e aseteve të tij financiare brenda BE-së dhe ndalimin e fondeve ndaj tij.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama që ka gjetur dy postime të Bowes në rrjetet sociale për protestat në Shqipëri. Kaq i është dashur që të krenohet se pas protestave qëndrojnë të huajt. 

“Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia. Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian” – shkruan Rama.

Chay Bowes është një biznesmen, komentator dhe korrespondent irlandez për rrjetin televiziv shtetëror rus RT (ish-Russia Today). Ai njihet për qëndrimet e tij pro-ruse, kritikat e ashpra ndaj Perëndimit dhe NATO-s, si dhe për përfshirjen në fushata informacioni që Bashkimi Europian i ka cilësuar si dezinformim dhe propagandë ruse.

Bowes ka lindur në Dublin të Irlandës në vitin 1971. Ai ka shërbyer shkurtimisht në ushtrinë irlandeze në vitin 1988 dhe më vonë ka përfunduar studimet master në studime strategjike.

Përpara se të bëhej i njohur në media, ai punoi në sektorin e shëndetësisë dhe themeloi disa kompani private shëndetësore në Irlandë.

Ai mori vëmendje kombëtare në Irlandë në vitin 2020 si sinjalizues, pasi zbuloi se ish-kryeministri irlandez Leo Varadkar i kishte dhënë një dokument konfidencial qeveritar një miku të tij. Në prill 2021, ai bashkëthemeloi portalin investigativ irlandez “The Ditch”, nga i cili dha dorëheqjen në qershor 2022.

Prej vitit 2022, Bowes jeton në Rusi dhe punon si korrespondent dhe drejtues emisionesh për kanalin shtetëror rus RT International.

Në qershor të vitit 2023, ai u ftua nga Rusia për të folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Gjatë fjalimit të tij, ai e cilësoi luftën në Ukrainë si një konflikt të nxitur nga NATO dhe kritikoi ashpër ndihmën ushtarake perëndimore.

Në maj të vitit 2025, autoritetet rumune e ndaluan në aeroportin e Bukureshtit dhe e dëbuan nga vendi, duke e cilësuar si kërcënim për sigurinë dhe ndërhyrje të huaj në procesin zgjedhor presidencial. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI