Flash

Sot mblidhet komisioni për ‘Zgjedhoren’, financimi i partive politike drejt ‘Venecias’

Lapsi.al 17 November 2026

Sot mblidhet komisioni për ‘Zgjedhoren’, financimi i partive

Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore pritet të vendosë sot për dërgimin në Komisionin e Venecias të draftit për financimin e partive politike, duke kërkuar një opinion urgjent për ndryshimet e propozuara. Drafti është rishikuar pas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe përbën një nga produktet kryesore të komisionit, i cili drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Në mbledhje pritet të diskutohet edhe nisja e shqyrtimit të propozimeve ligjore të opozitës, rekomandimeve ende të pazbatuara të ODIHR-it dhe ndryshimeve të nevojshme për zgjedhjet vendore të vitit 2027. 

Partia Demokratike ka paraqitur tashmë propozimet e saj, duke kërkuar që Shqipëria të kthehet në një zonë të vetme zgjedhore, me sistem proporcional kombëtar dhe lista 100% të hapura. Demokratët kërkojnë gjithashtu lista të hapura për këshilltarët bashkiakë, barazi mes mazhorancës dhe opozitës në vendimmarrjen e KQZ-së, rishikimin e votës së diasporës dhe vendosjen e një pragu zgjedhor që nuk penalizon partitë e vogla. PD propozon edhe balotazh zgjedhor në kushtet e një qeverie teknike, ndërsa kundërshton votimin dhe numërimin elektronik.

Një tjetër kërkesë lidhet me ndalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhje. Opozita propozon gjoba, ndëshkime penale dhe deri në heqjen e mandatit për kandidatët që përfitojnë prej tyre, si dhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve kur këto shkelje ndikojnë në rezultat. Komisioni, i ngritur në nëntor të vitit 2025, ka mandat deri në fund të këtij muaji. Diskutimet zhvillohen ndërsa afrojnë zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 dhe mbeten për t'u trajtuar disa prej çështjeve kryesore të reformës.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI