Flash

Dëbohen nga Italia dy shtetase shqiptare, njëra prej tyre e dënuar më parë për grabitje

Lapsi.al 17 November 2026

Dëbohen nga Italia dy shtetase shqiptare, njëra prej tyre e

Dy shtetase shqiptare, 45 dhe 39 vjeçe, janë dëbuar nga Italia dhe janë riatdhesuar në Shqipëri pas konstatimit të qëndrimit të parregullt në territorin italian. Ngjarja është regjistruar të shtunën. Dy gratë u denoncuan nga policia bashkiake e Monticelli d’Ongina për veprën penale të përvetësimit të sendeve të vjedhura, pas një kontrolli të ushtruar në atë zonë. Gjatë verifikimeve, autoritetet konstatuan se të dyja shtetaset shqiptare nuk kishin dokumentacion të rregullt për qëndrimin në Itali. Sipas të dhënave të policisë, 45-vjeçarja rezultonte e dënuar më parë për grabitje pa përdorim dhune të drejtpërdrejtë, ndërsa 39-vjeçarja kishte pasur edhe më herët një urdhër dëbimi nga Italia.

Procedurat u përmbyllën me shoqërimin e dy grave drejt aeroportit të Orio al Serios në Bergamo. Operacioni u krye nga efektivët e specializuar të Drejtorisë së Policisë së qytetit, nëpërmjet Zyrës së Emigracionit. Autoritetet italiane vijojnë kontrollet dhe procedurat për identifikimin dhe largimin nga territori i vendit të shtetasve të huaj që qëndrojnë në mënyrë të parregullt.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI