Flash

Sot seanca e radhës ndaj Erion Veliaj, Plarent Ndreca mbërrin në GJKKO

Lapsi.al 17 November 2026

Sot seanca e radhës ndaj Erion Veliaj, Plarent Ndreca mbërrin në

Avokati Plarent Ndreca është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të zhvillohet seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në seancën e kaluar, gjykata lexoi një shkresë të dërguar nga Veliaj prej paraburgimit të Fierit, përmes së cilës ai kundërshtonte transferimin nga paraburgimi i Tiranës drejt atij të Fierit.

Në dokumentin e tij, Veliaj pretendonte se ishte transferuar pa u informuar paraprakisht dhe pa iu bërë e ditur se ku do të dërgohej. Ai theksonte se me këtë vendim ishte larguar rreth 100 kilometra nga gjykata ku po zhvillohet procesi ndaj tij, por edhe nga bashkëshortja, dy fëmijët e mitur dhe nëna e tij pensioniste. Po ashtu, kryebashkiaku pretendonte se ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, e kishte vizituar pas transferimit në Fier dhe i kishte thënë se ky veprim ishte kryer me urdhër personal të kryeministrit Edi Rama.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI