Flash

Abuzimi me tenderat/ Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj sërish në SPAK, paraqitet për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”

Lapsi.al 17 November 2026

Abuzimi me tenderat/ Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje”. Në bazë të vendimit të gjykatës, Karçanaj duhet të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore dy herë në muaj, konkretisht të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Krahas kësaj mase, ndaj saj vijon të jetë në fuqi edhe ndalimi i daljes jashtë shtetit, ndërsa pasaporta i është sekuestruar.

Më parë, ish-drejtoresha e AKSHI-t ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, por Gjykata e Lartë vendosi ta zëvendësojë atë me një masë më të lehtë, pas rekursit të paraqitur nga mbrojtja. Karçanaj po hetohet nga SPAK për shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, në kuadër të dyshimeve për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI