Flash

I kërkuar nga Polonia për mashtrim, prangoset 43-vjeçari në afërsi të Rinasit

Lapsi.al 17 November 2026

I kërkuar nga Polonia për mashtrim, prangoset 43-vjeçari

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet polake, për veprën penale të mashtrimit, është lokalizuar dhe arrestuar në afërsi të aeroportit të Rinasit. Arrestimi u krye nga shërbimet e FAST Albania, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur bashkëpunimin me Interpol Varshavën për të finalizuar procedurat e ekstradimit të tij drejt Polonisë.

Njoftimi i policisë: 

Kapet në afërsi të Rinasit, 1 shtetas i kërkuar nga autoritetet polake, për mashtrim. Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, lokalizuan në afërsi të Rinasit, kapën dhe arrestuan provizorisht shtetasin P. W., 43 vjeç, i kërkuar nga autoritetet polake, për veprën penale “Mashtrimi”. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Varshavën, me qëllim finalizimin e procedurës për ekstradimin e shtetasit P. W., në Poloni.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI