Flash

Policia zbardh dinamikën e vrasjes në Korçë: Ishte konflikt i mbartur

Lapsi.al 8 August 2026

Policia Korce2.JPG

Zv/drejtori i Hetimit të Krimeve, drejtues Sejfulla Metko, ka dhënë detaje të reja nga vendi i ngjarjes në Korçë, ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko. Sipas Metkos, konflikti mes viktimës dhe autorit të dyshuar kishte nisur rreth orës 14:00, në një lagje pranë vendit ku ndodhi vrasja.

“Konflikti ndodhi rreth orës 14:00 në një lagje në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së viktimës”, deklaroi Metko. Ai bëri me dije se rreth 15 minuta pas konfliktit, autori i dyshuar është larguar në drejtim të varrezave, bazuar edhe në dëshmitë e personave që kanë qenë pranë zonës.

“Pas 15 minutash, autori i dyshuar ka shkuar në drejtim të varrezave, sipas dëshmitarëve”, tha zv/drejtori i Hetimit të Krimeve. Metko konfirmoi gjithashtu se 20-vjeçari është qëlluar me armë tip kallashnikov, ndërsa në dorën e viktimës është gjetur një thikë.

“Viktima është vrarë me kallashnikov. Viktima ka pasur një thikë në dorë. Ka pasur një konflikt mes këtyre dy personave”, u shpreh ai. Sipas Policisë, autori i dyshuar ka qenë prej kohësh në ndjekje nga strukturat policore dhe aktualisht vijon operacioni për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa kamerat e sigurisë në zonë po merren në shqyrtim për të rindërtuar lëvizjet e dy personave dhe dinamikën e konfliktit që përfundoi me vrasjen e të riut.

Korçë/Informacion paraprak

 Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka ndodhur një konflikt ndërmjet disa personave, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën shtetasi J. Z., rreth 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Korçë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të kryera nga shërbimet e Policisë në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, tre shtetas të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku humbi jetën 20-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI