Flash

Detaje të tjera nga vrasja në Korçë/ Viktimës i gjendet një thikë

Lapsi.al 8 August 2026

Vrasja në Korçë1.JPG

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko, e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.14 në Korçë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima dhe autori i dyshuar janë përfshirë në një konflikt pak para momentit fatal.

Një tjetër detaj i rëndësishëm që po verifikohet nga grupi hetimor është se viktima dyshohet se kishte me vete një thikë, e cila është gjetur në dorën e tij pas ngjarjes.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse thika është përdorur gjatë konfliktit dhe për të rindërtuar dinamikën e plotë të përplasjes mes dy të rinjve. Viktima dhe autori i dyshuar, sipas informacioneve të mëparshme, kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë. Autori dyshohet se ka precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

Ndërkohë, Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe vijon kërkimet për kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur postblloqe, ndërsa po kontrollohen akset rrugore dhe zonat përreth. Grupi hetimor po sekuestron edhe kamerat e sigurisë në zonën e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e lëvizjeve të viktimës dhe autorit dhe zbardhjen e plotë të konfliktit që përfundoi në vrasje.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI