Flash

Detaje nga vrasja në Korçë/ I riu i Forcave të Armatosura u ndoq dhe u qëllua nga shoku i tij

Lapsi.al 8 August 2026

Një 20-vjeçar, pjesë e Forcave të Armatosura, është vrarë me armë zjarri në Korçë, ndërsa dinamika paraprake tregon se autori e ka ndjekur deri brenda një pallati. Viktima është Joan Zuko. Sipas informacioneve të para, ai nuk banonte në zonën ku ndodhi ngjarja. Në përpjekje për t’i shpëtuar autorit, 20-vjeçari ka hyrë në një pallat. I dyshuari e ka ndjekur dhe e ka qëlluar brenda ambienteve të godinës.

Burime bëjnë me dije se autori dhe viktima njiheshin prej vitesh dhe ishin rritur bashkë. I dyshuari rezulton me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje. Policia e ka identifikuar dhe vijon kërkimet për kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur postblloqe, ndërsa kontrollet vazhdojnë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI