Flash

Përballë presionit të protestave, Rama i tregon mediave perëndimore kur do të dorëhiqet (Intervista)

Në një intervistë për Vanity Fair, kryeministri thotë se do të qëndrojë në politikë derisa të realizojë objektivin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Lapsi.al 16 June 2026

Edi Rama ka treguar për herë të parë në një intervistë për revistën prestigjoze Vanity Fair se kur e mendon fundin e karrierës së tij politike në krye të qeverisë.

I pyetur për kërkesat e protestuesve që prej javësh po kërkojnë largimin e tij, Rama u shpreh se nuk ka ndërmend të tërhiqet për sa kohë që ndien ende pasion për politikën. Megjithatë, ai zbuloi edhe momentin që do ta konsideronte më të përshtatshëm për të dhënë dorëheqjen.

“Për sa kohë do të ndiej zjarrin e pasionit, do të qëndroj. Nëse Shqipëria do të pranohej vërtet në BE, mbledhja e parë si shtet anëtar do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqjen”, tha Rama.

Në të njëjtën intervistë, kreu i qeverisë shprehu edhe një qëndrim të fortë për mënyrën si duhet të funksionojë Bashkimi Europian, duke deklaruar se mbetet i gatshëm të heqë dorë nga e drejta e vetos për shtetet anëtare.

“Absolutisht. Europa duhet të jetë si një tryezë familjare ku ka hierarki. Nuk flas për kategori të ndryshme qytetarie, por BE-ja nuk mund të funksionojë me konsensus të plotë të të gjithëve”, u shpreh ai.

Rama argumentoi gjithashtu se integrimi i Ballkanit Perëndimor është në interesin e vetë Bashkimit Europian.

“Një studim i fundit i Parlamentit Europian thotë se, në aspekt financiar, ta lësh Ballkanin Perëndimor jashtë është më e kushtueshme sesa ta fusësh brenda”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Deklaratat vijnë në një moment kur qeveria e tij përballet me protesta të përditshme në Tiranë. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI