Flash

Formulari me votat e burgut. Pse i ngeci goja Sara Milës para Arlind Qorit

Nga 102 të burgosur në Elbasan 92 votuan për Milën e cila i ra në qafë edhe kolegëve të PS

Lapsi.al 16 June 2026

"Ti je në kuvend me votat e krimit dhe të burgjeve...Në një Shqipëri normale, as në ëndërr nuk e shihje dot të ishe deputete. Në Shqipërinë e vjetër mund të bëhesh edhe kryeministre". Më këto fjalë iu drejta Arlin Qori deputetës së PS Sara Mila ne emisionin e Ylli Rakipit ku gjendeshin për të debatuar për ditën e 16 të protestës që po kërkon dorëheqjen e kryeministrit.Ddeputetja e PS së Elbasanit as nuk e pohoi as nuk e mohoi faktin se është kampionia e të burgosurve të qytetit të saj, por sipas stilit të zakonshëm ajo u hodh në një kundërsulm pa lidhje: "Ty të frymëzoka Berisha dhe Flamur Noka, sepse këtë e thotë Berisha dhe Noka. Dil aty dhe thuaj jam i Berishës dhe Nokës". 

Por në fakt e vërteta është ajo që thotë Arlind Qori. Sara mila është një nga ato eksperimente që në zgjedhjet e fundit Rama bëri me krimin, që për të testuar fuqinë reale të votave të tyre dhe se sa numra mund të bënin ata, la si test fryrjen me vota të personazheve të panjohur. Në Elbasan ky test u eksperimentua me emrin e Sara Miles e cila nuk u ra në qafë vetëm kundërshtarëve por i hyri në hal edhe deputetëve në listë të hapur nga partia e saj. Ky formular tregon se Mila nga 102 të burgosur që votuan në birucat e Elbasanit, mori plot 92 vota. Gjithsej Mila e panjohur arriti rekordin të mbledhë 18599 vota. 

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI