Flash

Gjyqi në themel ndaj Erion Veliajt/ Kryebashkiaku: Nuk marr pjesë, s’më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale

Lapsi.al 16 June 2026

Erion Veliaj nuk është paraqitur në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të martë. Përmes një deklarate të dërguar në gjykatë, Veliaj ka bërë me dije se është në dijeni të zhvillimit të seancës, por ka zgjedhur të mos marrë pjesë në të. Veliaj argumenton gjithashtu se gjykata nuk ka zbatuar dispozitat ligjore që sipas tij, i garantojnë të drejtën për të marrë pjesë në seancë si një person i lirë në sallën e gjyqit.

Gjatë seancës, avokati i Veliajt argumentoi se klientit të tij nuk i ishin vënë ende në dispozicion të gjitha aktet e vendosura nga gjykata dhe se dokumentacioni ishte dorëzuar vetëm rreth orës 15:30 nga sekretaria gjyqësore.

Nga ana tjetër, prokurori kundërshtoi kërkesën për shtyrje, duke theksuar se aktet proceduriale në fjalë u përkasin të pandehurve të tjerë dhe episodeve të veçanta të çështjes.

“Bëhet fjalë për episode të veçanta që lidhen me persona të tjerë. Nuk shoh arsye për të shtyrë seancën”, deklaroi Dado.

Pas shqyrtimit të pretendimeve të palëve, gjykata vendosi të vijojë me zhvillimin e seancës, duke arsyetuar se vënia në dispozicion e akteve të kërkuara, për shkak të natyrës së tyre, nuk përbën shkak për ndërprerjen apo shtyrjen e procesit gjyqësor.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI