Flash

Aksident në hyrje të Gjirokastrës, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën

Lapsi.al 16 June 2026

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Gjirokastrës. Tre automjete janë përplasur në vendin e quajtur “Ish Divizioni”, në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë.

Në aksident janë përfshirë dy autovetura dhe një fuoristradë që udhëtonin në këtë segment të rrugës kombëtare. Sipas raportimeve të para nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI