Flash

Po shkonte me kolegun në punë, detaje të reja mbi ekzekutimin e Valter Lleshit në Mirditë

Lapsi.al 16 June 2026

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur, mëngjesin e së hënës në zonën e Repsit, në Mirditë, ku u ekzekutua me armë zjarri, Valter Lleshi.

Veprimet hetimore dhe dëshmitë e mbledhura deri më tani kanë ndihmuar në rindërtimin e lëvizjeve të viktimës para atentatit.

45-vjeçari ka dalë nga banesa e tij në Rrëshen rreth orës 06:00 dhe, së bashku me një koleg pune, ishte nisur drejt kompanisë së bazaltit në Reps, ku punonte.

Rreth dy kilometra para vendit ku ndodhi krimi, pasagjeri ka zbritur në një lokal, ndërsa 45-vjeçari ka vijuar rrugën i vetëm.

Kështu, dyshohet se viktima është ndjekur nga autorët që në momentin që ka dalë nga banesa.

Kujtojmë se Valter Lleshi u i vrarë në makinën e tij, tip “Toyota”, mëngjesin e së hënës. Lleshi u vra në fshatin Shkorret, përgjatë rrugës Reps–Spaç në Mirditë.

45-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash automatiku teksa po shkonte në punë, duke pësuar lëndime të shumta që i kanë shkaktuar vdekjen.

Në vendngjarje janë gjetur 18 gëzhoja, ndërsa viktima është gjetur nga një punëtor brenda në makinë, i cili po ashtu po shkonte në punë dhe ka njoftuar policinë.

Lleshi është punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç, ndërsa makina në të cilën u gjet i vdekur, rezulton në emër të kompanisë.

Në muajin mars, makinerisë së tonazhit të rëndë të kompanisë që Lleshi e drejtonte, iu vendos tritol, por që nuk arriti të shpërthente.

Pranë vendit ku 45-vjeçari u vra, rezulton se nuk ka kamera sigurie, ndërsa policia ka zgjeruar perimetrin e verifikimit të pamjeve përgjatë segmentit rrugor Reps-Spaç.

45-vjeçari dyshohet se është ekzekutuar për motive hakmarrjeje. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se ai njihej për lidhjet miqësore me fisin Reçi. Një nga pistat që po hetohet është edhe një dyshim i hershëm për përfshirjen e Lleshit në vrasjen e Anton Kelit, mbrëmjen e 16 dhjetorit 2020 në Rrëshen.

Keli rezulton të ketë qenë i afërm i Armando Gjinit, i vrarë në 12 gusht të 2019-ës. Megjithatë, burime nga policia deklarojnë se deri më tani Valter Lleshi nuk ka qenë i hetuar dhe as i skeduar si i dyshuar për vrasjen e Anton Kelit.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI