Flash

Trump: Rusia duhet të arrijë një marrëveshje me Ukrainën dhe Izraeli duhet të ndalojë sulmet

Lapsi.al 16 June 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Rusia duhet të arrijë një marrëveshje me Ukrainën për t’i dhënë fund konfliktit dhe se Izraeli duhet të ndalojë sulmet ndaj lëvizjes militante Hezbollah në Liban.

Trump, në margjinat e samitit të G7 në qytetin francez Evian-les-Bains, u tha gazetarëve se pati një “takim shumë të mirë” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe se do të takohet përsëri me të më vonë gjatë ditës, raporton Guardian.

Ai shtoi se foli me Presidentin rus Vladimir Putin të dielën dhe se ka “shumë mosmarrëveshje midis dy udhëheqësve”. 

“Rusia duhet të arrijë një marrëveshje. Rusia ka humbur një numër të madh njerëzish, dhe kështu ka bërë edhe Ukraina. Ata humbën 35,000 ushtarë muajin e kaluar”, tha Trump.

Ai deklaroi se të dy vendet humbën mesatarisht 25,000 njerëz në muaj në luftë, “kryesisht ushtarë, njerëz të rinj dhe të bukur”, dhe vlerësoi se “ajo që po ndodh atje është çmenduri”.

Trump theksoi gjithashtu se Izraeli ka luftuar Hezbollahun për “shumë kohë” dhe se është i zemëruar me mënyrën se si Izraeli po merret me të, dhe se problemi është se Hezbollahu është forca përfaqësuese e Iranit, raporton Sky News.

“Izraeli ka luftuar kundër Hezbollahut për një kohë shumë të gjatë dhe shumë njerëz po vriten. Nuk ke pse të shembësh një pallat sa herë që kërkon dikë, sepse ka shumë njerëz në ato pallate dhe jo të gjithë janë nga Hezbollahu, kaq mund t’ju them. Dhe për këtë arsye sugjeroj që Izraeli ta lërë Sirinë të kujdeset për Hezbollahun, për të qenë i sinqertë me ju, mendoj se ata e bëjnë më mirë”, përfundoi Trump.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI