Flash

Gjermanja Des Spiegel ngre pyetjen për largimin e Ramës

“A mundet vallë familja Trump të rrëzojë një qeveri në Europë?

Lapsi.al 16 June 2026

“A mundet vallë familja Trump të rrëzojë një qeveri në Europë?” Ky është titulli i një artikulli të prestigjozes gjermane DER SPIEGEL e cila ka ngritur pa dyshime pyetjet se protestat në Tiranë mund rrëzojnë Edi Ramën. Ideja e këtij shkrimi të gazetares Ella Knigge është se lëvizjet në rrugë të të rijve tashmë e kanë tejkaluar Sazanin dhe Zvërnecin dhe se kërkesa e manifestuesve po qartësohet në kërkesa politike. "Shqipëria do të hyjë në BE. Por mijëra njerëz po dalin në rrugë kundër një resorti luksoz të planifikuar të klanit Trump. Kryeministri këmbëngul në projekt, shumë njerëz nuhasin korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij", thuhet aty. 

Ajo që bie në sy është se revista gjermane e vë theksin tek largimi i mundshëm i qeverisë.  Por ajo e lë atë në pikëpyetje. Fjala gjermane „womöglich“,që shihet lart (në foto në titull) do të thotë: ndoshta, mbase, vallë, ose potencialisht. 

Der Spiegel ka shkuar një hap para në krahasim me media të tjera që i kanë pasqyruar gjithashtu protestat. 

Der Spiegel e politizon më shumë historinë, duke e paraqitur si një provë për mbijetesën politike të Ramës, ndërsa për shembull Reuters raporton se në protestat e mëdha janë dëgjuar thirrje si “Rama, largohu!”, por kjo si pjesë e kronikës së protestës. Nga ana tjetër britanikja The Guardian e ka parë kryesisht si një histori mjedisore dhe të mbrojtjes së natyrës. Ndryshe nga Der Spiegel, The Guardian nuk e vendos pyetjen “a do të bjerë qeveria?” në qendër të artikullit. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI