Flash

Ministri i Jashtëm serb, Gjuriç: Do të hapim zyra konsullore në Shkodër dhe Bujanoc

Lapsi.al 30 July 2026

Serbia dhe Shqipëria kanë rënë dakord në parim për të hapur konsullata në Shkodër dhe Bujanoc, tha Ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç. 

“Jam i lumtur që pata bisedime të mira me ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për të hapur konsullatat e dy vendeve tona në Shkodër dhe Bujanoc”, tha Gjuriç për Radio Beogradin.

Duke folur për Bashkimin Evropian, Gjuriç tha se Serbia ka përshpejtuar zbatimin e reformave nga axhenda e BE-së dhe se anëtarësimi në BE është interes kombëtar i Serbisë.

“Mendoj se është shumë e përgjegjshme dhe e rëndësishme që Serbia përshpejtoi zbatimin e reformave që janë pjesë e axhendës evropiane. Besoj se është në interesin tonë kombëtar të jemi në atë tryezë, sepse kjo ndryshon jo vetëm faktin se 62 përqind e shkëmbimit tonë ekonomik është me vendet e BE-së, por 78 përqind me vendet e BE-së dhe rajonin.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI