Flash

I zhytur në akuzat e korrupsionit, Gjykata e Lartë cakton datën për rishqyrtimin e masës së Erion Veliajt

Lapsi.al 30 July 2026

Gjykata e Lartë cakton datën 15 shtator, ora 09:30, për rishqyrtimin e masës së Erion Veliajt, pas rikthimit nga Gjykata Kushtetuese. Treshja penale që do të gjykojë kryebashkiakun e Tiranës, në Gjykatën e Lartë, është Sander Simoni relator dhe Valbon Çekrezi e Genti Shala anëtarë.

Sokol Binaj dhe Albana Boksi dhanë dorëheqjen nga rekursi, pasi kanë shqyrtuar kërkesa të mëparshme të Veliajt. Më herët dha dorëheqjen edhe relatori Ilir Panda. Gjykata Kushtetuese ia riktheu Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës së masës së Veliajt, me argumentin se duhet të arsyetohet  një masë tjetër, përveç arrestit në burg.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI