Flash

Çështja ‘Balluku’, SPAK firmos disa urdhra kontrolli, agjentët e BKH zbarkojnë në banesa dhe zyra

Lapsi.al 30 July 2026

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka firmosur disa urdhra kontrolli në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Sipas burimeve thuhet se agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në banesa, zyra dhe ambiente për të zbatuar urdhrat e firmosur nga gjyqtari i hetimeve paraprake. Kontrollet po kryhen në kërkim të provave të reja, për të cilat kanë lindur dyshime gjatë hetimeve.

Këto veprime hetimore, kryhen në kohën kur SPAK vendosi të zgjasë hetimet edhe për 3 muaj për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilën e ka ftuar të paraqitet me datë 31 korrik, ndonëse Balluku ka kërkuar një datë tjetër duke pretenduar se ka angazhime. Balluku po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje barazie ne tendera.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI