Flash

Insinuatë për Ballukun? Braçe: Në PS kam problem me ata që kanë probleme të rënda me ligjin (VIDEO)

Lapsi.al 29 July 2026

Erion Braçe tha në një intervistë për Erla Mëhillin në Euronews  se duan ta eleminojnë politikisht nga Partia Socialiste. Ai iu referua këtu nxjerrjes në media të debatit të tij me Edi Ramën në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar.

I pyetur se kush kërkon ta vrasë politikisht, Braçe nuk dha asnjë emër, por la të kuptohet se përplasjet në PS ai i ka vetëm me njerëz që kanë probleme me ligjin. 

“Unë s’kam problem me askënd në atë parti, me përjashtim të atyre që kanë probleme të rënda me ligjin”, tha Braçe.

Por kush ka probleme me ligjin në PS aktualisht dhe në këtë grup parlamentar? Natyrisht në top list qëndron Belinda Balluku, ndaj së cilës SPAK ka rënduar akuzat duke shtuar edhe dy të tjera, “korrupsion” dhe “pastrim parash”. 

Duket sikur kjo insinuatë e Braçes shkon pikërisht për Belinda Ballukun, të cilën ai nuk e përmendi me emër sidoqoftë. Kujtojmë që Balluku ishte ajo që e largoi Braçen nga qarku Fier para zgjedhjeve të vitit 2025.

Tani, të jetë Balluku ajo që kërkon eleminimin politik të Erion Braçes nga PS-ja? Përgjigjen mund ta japë vetëm Braçe, i cili si në çdo mëkat tjetër të kësaj qeverisje, edhe kësaj radhe përjashtoi Edi Ramën nga skenari për ta eleminuar politikisht. Për Braçen, Rama asnjëherë nuk ka faj e as gisht. Ai qëndron lart me zotat dhe nuk mëkaton kurrë.©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI