Flash

Temperaturat ekstreme në fundjavë, alarm për rrezik zjarri në disa qarqe të Shqipërisë

Lapsi.al 29 July 2026

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron fundjavë përvëluese në Shqipëri dhe rrezik të lartë nga zjarret.

Instituti i Gjeoshkencave ka vënë më dijeni Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për rritjen e ndjeshme të temperaturave dhe për rrezikun në rritje nga zjarret në pyje përgjatë periudhës 29 korrik – 2 gusht 2026.

 
​Rritja e temperaturave shton ndjeshëm rreziku nga zjarret në pyje, rrezik i cili arrin pikun maksimal ditën e diel.
​Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile qarqet me rrezik të lartë janë Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Vlora dhe Gjirokastra ku termometri do të shënojë vlera ekstreme.

​Për të gjitha qarqet e tjera të vendit, ditën e diel parashikohet nivel rreziku “I MODERUAR”.

Sipas raportit të Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat minimale dhe maksimale do të shënojnë rritje deri ditën e shtunë (1 gusht), ku do të arrihet edhe vlera maksimale prej 39.5°C: Në zonat e ulëta temperaturat do të arrijnë pikun deri në 39.5°C (veçanërisht në bashkinë Peqin). Zonat bregdetare pritet që temperaturat të rriten deri në 38.9°C. Ndërsa në zonat kodrinore temperaturat do të kapin deri në 38.3°C, ndërsa në ato malore deri në 33.3°C.

​Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se ulja e temperaturave nis në datën 3 gusht.

 

Të këshilluara

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI