Flash

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm zgjerohet, dorëzon kandidaturën Rovena Zoto

Lapsi.al 30 July 2026

Rovena Zoto (Bozo) është zyrtarisht kandidatja e dytë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Dje, prokurori i posaçëm i SPAK, Adnan Xholi dorëzoi kërkesën pranë KLP-së, duke shprehur zyrtarisht interesin për të marrë pjesë në garë.

Aktualisht, Rovena Zoto ushtron detyrën si prokurore pranë Prokurorisë së Tiranës. Ajo është emëruar prokurore në vitin 2010, pasi përfundoi Shkollën e Magjistraturës. Gjatë karrierës së saj, Zoto ka ushtruar detyrën në Prokurorinë e Lushnjes, Fierit dhe Tiranës. Ajo ka hetuar vepra që lidhen kryesisht me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimet financiare dhe hetimet pasurore. Në fillimet e karrierës, ajo ka punuar në seksionet kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar dhe kundër Trafiqeve të Paligjshme në Prokurorinë e Tiranës.

Gjatë periudhës në Prokurorinë e Lushnjes, Zoto është marrë me hetimin e çështjeve penale të fushave të ndryshme, ndërsa një pjesë e rëndësishme e punës së saj ka qenë e përqendruar te krimi ekonomiko-financiar, pastrimi i parave, financimi i terrorizmit, hetimet pasurore dhe veprat financiare. Prej vitit 2021 ajo ushtron detyrën si prokurore në Prokurorinë e Tiranës, ku fillimisht ka qenë pjesë e Seksionit për Narkotikët, Trafiqet dhe Krimet e Rënda ndaj Jetës, ndërsa më pas ka punuar në Seksionin e Posaçëm. Që prej marsit 2026, Rovena Zoto drejton Seksionin për Drejtësinë Penale për të Miturit pranë Prokurorisë së Tiranës. Gjatë karrierës së saj ka hetuar çështje që lidhen me krimet financiare dhe hetimet pasurore, ndërsa një nga rastet e fundit të hetuara prej saj është ai i Granit Pepnikes lidhur me aktivitetin e call center-ave.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI