Flash

Iu nënshtrua disa ndërhyrjeve, Ministria e Shëndetësisë kërkon hetim administrativ për rastin e 52-vjeçarit në Durrës

Lapsi.al 30 July 2026

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar nisjen e një hetimi të thelluar administrativ lidhur me trajtimin e rastit të pacientit 52-vjeçar me inicialet A.A., nga qyteti i Durrësit. Sipas njoftimit zyrtar, hetimi do të shqyrtojë në mënyrë të plotë jo vetëm procedurat dhe masat e ndërmarra nga strukturat spitalore, por edhe veprimet dhe përgjegjësitë e strukturave të shërbimit social të përfshira në këtë rast. Në kuadër të procesit, drejtuesit e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe të Shërbimit Social Shtetëror ndodhen në terren për të kryer verifikime të drejtpërdrejta dhe për të mbikëqyrur hetimin administrativ të strukturave në qytetin e Durrësit.

Pacienti, përdorues heroine, përfitues i metadonit dhe mbartës i virusit HIV, kishte kaluar thuajse dy muaj në spitale dhe vetëm 20 ditë më parë ishte operuar në Qendrën Spitalore Universitare. Pas rikthimit në Durrës dhe daljes nga spitali, gjendja e tij u përkeqësua, duke bërë të nevojshme një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Durrësit. Aktualisht ai ndodhet në reanimacion nën kujdesin e ekipit mjekësor. Sipas mjekëve, gjendja e tij është e qëndrueshme pas ndërhyrjes së fundit dhe nëse ecuria vijon pozitive, pritet të transferohet në pavion.

Ministria bën të ditur se pacienti ndodhet aktualisht nën kujdesin e strukturave shëndetësore në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa po verifikohet i gjithë dokumentacioni shëndetësor dhe administrativ, si edhe përgjegjësia e personave të përfshirë në menaxhimin dhe transportimin e tij. Në përfundim të njoftimit, MSHMS thekson se mbetet e angazhuar për të garantuar transparencë të plotë, zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit dhe marrjen e çdo mase administrative apo ligjore që do të rezultojë e nevojshme.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI