Flash

Lazio zgjedh sulmuesin, është Armando Broja: Burnely bën gjithçka, vetëm ta largojë shkodranin

Sipas mediave italiane, Lazio e ka vendosur sulmuesin shqiptar Armando Broja në krye të listës së dëshirave për repartin ofensiv.

Lapsi.al 27 July 2026

Armando Broja mund të mbërrijë në futbollin italian. Sipas mediave italiane, Lazio e ka vendosur sulmuesin shqiptar në krye të listës së dëshirave për repartin ofensiv. Burnley duket i gatshëm të lehtësojë transferimin, duke hapur rrugën për një marrëveshje në formë huazimi. Në fakt, Armando Broja është kthyer në një nga objektivat kryesorë të Lazios në këtë merkato vere. 

Sipas gazetës italiane La Gazzetta dello Sport, drejtuesit bardhekaltër po punojnë për të sjellë në Serie A sulmuesin shqiptar, i cili aktualisht është pjesë e Burnley. Klubi anglez, që sezonin e kaluar ra nga Premier League në Championship, duket i gatshëm të lehtësojë largimin e Brojës. Sipas raportimeve, Burnley pranon edhe formulën e huazimit, pa vendosur detyrim për blerjen përfundimtare të kartonit. 

Kjo do ta bënte operacionin më të përballueshëm financiarisht për Lazion, e cila po kërkon të përforcojë repartin ofensiv për sezonin e ri.  Nëse negociatat përfundojnë me sukses, Armando Broja mund të nisë një aventurë të re në futbollin italian, duke veshur fanellën e një prej klubeve më të njohura të Serie A.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI