Flash

Infantino kërcënon me një letër-ultimatum ndaj federatave: "O me mua, o humbni 75% të fondeve"

Objektivi është i madh dhe nuk konsiderohet më i negociueshëm: të shitet një pjesë e të drejtave të Kupës së Botës te fondet private të investimeve

Lapsi.al 30 July 2026

Plani i presidentit të FIFA-s Gianni Infantino tashmë ka dalë hapur. Objektivi është i madh dhe nuk konsiderohet më i negociueshëm: të shitet një pjesë e të drejtave të Kupës së Botës te fondet private të investimeve, me synimin për të siguruar miliarda dollarë përmes kompanisë së re FIFA Forëard Enterprise (FFE), e cila do të menaxhojë të drejtat tregtare të Kupës së Botës për Kombëtare dhe Kupës së Botës për Klube. Mes subjekteve të interesuara është edhe banka amerikane e investimeve JP Morgan, me përfshirjen e fondit Thrive Eternal, i drejtuar nga Joshua Kushner, vëllai i Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump.

Pas polemikave të ardhura nga pjesë të ndryshme të botës së futbollit dhe politikës, duke nisur nga UEFA, Infantino ka kaluar në kundërsulm. Me një letër të dërguar të gjitha 211 federatave anëtare, presidenti i FIFA-s ka lëshuar një paralajmërim, ndonëse të formuluar në mënyrë të tërthortë. Mesazhi është i qartë: federatat që i bashkohen projektit FFE do të përfitojnë menjëherë një pagesë të vetme prej 20 milionë dollarësh, ndërsa kontributet vjetore për katërvjeçarin e ardhshëm do të rriten nga 2 milionë në 5 milionë dollarë. Një shumë e konsiderueshme, e vështirë për t’u refuzuar nga shumë federata të vogla. Për ata që zgjedhin të mos e mbështesin projektin, çmimi do të jetë shumë i lartë: ulje e menjëhershme me 75% e fondeve të FIFA-s. Një mesazh që interpretohet si një ultimatum i tipit “merre ose lëre”.

Afati kohor tashmë ka nisur. Ultimatumi i vendosur nga Infantino skadon më 19 shtator, pikërisht në prag të ndalesës së madhe të kombëtareve, periudhë që do të shënojë edhe rikthimin e Roberto Mancinit në stolin e Italisë. Federatat kanë vetëm pak javë kohë për të zgjedhur se në cilën anë do të qëndrojnë: të mbështesin projektin e FIFA-s ose të rrezikojnë humbjen e një pjese të madhe të financimeve. Lufta për kontrollin e futbollit botëror sapo ka filluar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI