Flash

Gattuso përze Taylor nga stërvitja e Lazios me gjeste të shëmtuara e fjalë të rënda: “Ik, zhduku!”

Në seancën e paradites së të enjtes u regjistrua një përplasje e ashpër mes trajnerit të ri, Gennaro Gattuso, dhe Kenneth Taylor.

Lapsi.al 30 July 2026

Tension në Formello gjatë stërvitjes së Lazios. Në seancën e paradites së të enjtes u regjistrua një përplasje e ashpër mes trajnerit të ri, Gennaro Gattuso, dhe Kenneth Taylor, me mesfushorin holandez që u detyrua të largohej para kohe nga stërvitja.

Sipas raportimeve, incidenti nisi gjatë një ndeshjeje stërvitore. Taylor fillimisht mori një goditje dhe më pas u qortua nga trajneri. Kjo situatë shkaktoi reagimin e futbollistit të lindur në vitin 2002, i cili nuk ishte dakord me vendimin e teknikut Gattuso, edhe pse pa bërë gjeste të ekzagjeruara. Pas shkëmbimit të fjalëve, trajneri vendosi të ndërpresë përkohësisht stërvitjen dhe ta dërgojë Taylor në dhomat e zhveshjes, duke i thënë: "Ik, zhduku!"

Për momentin, episodi nuk pritet të sjellë masa të veçanta disiplinore, por është planifikuar një takim mes mesfushorit, trajnerit dhe drejtuesve të klubit për të sqaruar situatën. Marrëdhënia mes palëve do të ndiqet me vëmendje në ditët në vijim.

Gattuso ndërpret stërvitjen: Taylor në dushe 

Ish-trajneri i Kombëtares së Italisë iu afrua lojtarit nga disa metra larg, i tregoi rrugën drejt dhomave të zhveshjes dhe i kërkoi të largohej nga fusha. Taylor, dukshëm i pakënaqur, hoqi jelekun e stërvitjes dhe u largua me kokën ulur.

Sjellja e futbollistit kishte tërhequr vëmendjen e stafit teknik edhe gjatë ndeshjeve të mëparshme miqësore kundër Civita Castellana dhe ekipit Primavera, ku ai kishte marrë disa vërejtje për një qëndrim të konsideruar jo mjaftueshëm energjik. Sipas burimeve, Gennaro Gattuso kishte provuar ta motivonte publikisht që në fund të fazës së parë të grumbullimit, duke i kërkuar më shumë përfshirje dhe vendosmëri.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI