Flash

Palestra debuton te Chelsea, videoja bëhet virale: tifozët mbeten të habitur

Palestra, për të cilin Chelsea pagoi plot 55 milionë euro te Atalanta, përfundoi në rrjetet sociale në një video përmbledhëse prej rreth dy minutash.

Lapsi.al 29 July 2026

Të martën, Chelsea i trajnerit të ri Xabi Alonso u përball me Western Sydney Wanderers në një ndeshje miqësore para sezonit – e para e turneut në anën tjetër të botës. Takimi nuk ishte aspak shembull i organizimit mbrojtës, siç tregon edhe rezultati përfundimtar 6-4 në favor të Blues. Ndeshja shënoi edhe debutimin me skuadrën e re të italianit Marco Palestra, i cili hyri në lojë në minutën e 63' në vend të Tayo Subuloye dhe u pozicionua si mbrojtës i djathtë në skemën 4-2-3-1 të trajnerit spanjoll.

Shumë tifozë mbetën të habitur: ka nga ata që e kritikojnë që tani

Debutimi i futbollistit 21-vjeçar nga Milano, për të cilin Chelsea pagoi plot 55 milionë euro te Atalanta, duke ia rrëmbyer Interit, përfundoi në rrjetet sociale në një video përmbledhëse prej rreth dy minutash.

Videoja u bë virale për arsyen e gabuar: komentet e shumta negative që e kritikuan menjëherë lojtarin. Mes thirrjeve që klubi të mos blejë më futbollistë italianë dhe parashikimeve se ai do të dështojë shpejt e do të huazohet, nuk munguan as ata që e cilësuan hapur si një “dështim”.

Për hir të së vërtetës, pati edhe nga ata që e mbrojtën lojtarin e ri dhe theksuan se në video u panë edhe gjëra pozitive, veçanërisht një aksion ku Palestra kaloi bukur kundërshtarin për të zbritur në vijën fundore pas një kombinimi me Estevao. “Jepini kohë”, “Po mëson”, shkruanin ata tifozë të Chelsea që vazhdojnë të kenë besim te Marco.

Gjestet e zemërimit ndaj Joao Pedros: “Çfarë i ndodhi? Është mirë?”

Megjithatë, kritikët u kundërpërgjigjën me një tjetër video, këtë herë vetëm pak sekonda, ku shihet reagimi i irrituar i italianit në fund të ndeshjes. Kur rezultati ishte 4-4, ai bëri me gjeste të dukshme për Joao Pedron, i cili po shkonte i vetëm drejt portierit kundërshtar pas një pasimi të shkëlqyer të Cole Palmer, që t’ia pasonte topin.

Braziliani, i cili sapo kishte shënuar golin e barazimit të përkohshëm, nuk mendoi aspak t’ia linte topin shokut të skuadrës që po e shoqëronte në krah dhe realizoi lehtësisht golin e 5-4, përpara se pak më vonë të vuloste gjithçka me golin e tretë personal.

“Çfarë ndodhi Palestra? Je mirë?”, shkruanin ata që shpërndanë videon me gjestet e zemërimit të mbrojtësit. Me pak fjalë, publiku anglez është ndarë që në ditët e para për blerjen e mbrojtësit të kombëtares italiane, i cili nga ana e tij do të bëjë maksimumin për të bindur skeptikët se i ka aftësitë për të luajtur në nivelin më të lartë të Premier League, duke ndjekur gjurmët e Tonalit dhe Calafiorit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI