Flash

I dënuar me burg përjetë, arrestohet në Belgjikë Gert Gjinarari

Lapsi.al 15 June 2026

Gert Gjinarari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1997 në Itali, i cili ka përfituar më herët lirimin me kusht nga Gjykata e Korçës është arrestuar në Blegjikë. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshmë nga Gjykata për Krimet e Rënda të Milanos në Itali në vitin 1999.

Ai u akuzua për veprat penale të “vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste”, “mbajtjes së armëve luftarake”, “prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie” dhe “kryerje e krimeve nga banda e armatosur”. Ky vendim mori formë të prerë në vitin 2001.

Si ndodhi vrasja?

Në gusht të vitit 1997 në një spital të Milanos u ekzekutua me armë zjarri Naim Zyberi. Në atë kohë u tha nga policia se autorët e vrasjes së tij ishin Arben Grori dhe shoku i tij, Gert Gjenerali dhe një person tjetër të cilët të veshur si infermierë dhe i bënë një vizitë në spital Zyberit, ku aty e vranë.

U raportua në atë kohë se vrasja e Zyberit kishte lidhje me histori të vjetra hakmarrjesh, të cilat zanafillën e kishin në Tiranë, ku “bandat” e të fortëve kishin pasur përplasje të shumta mes tyre.  Duhet të themi se në fillim të viteve ’90, Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë gjatë atyre viteve, Gaz Muça.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI