Flash

'Krim i vërtetë'/ Berisha: Në Aruba ishte edhe kryeministri Rama, po fshihen emrat

Lapsi.al 15 June 2026

Berisha ka deklaruar pas paraqitjes në SPAK midis të tjerave kërkesa për transparencë në lidhje me takimet e zhvilluara në Aruba.

"Po në qoftë se ti kursen dhe nuk u thua shqiptarëve se Edi Rama i dërgoi ata në Aruba dhe kush janë ata, cilët janë ata. Dhe se qeveritarët në Aruba kanë shkuar, kjo është 100 përqind e sigurt.Janë të gjitha burimet.

Shumë mirë që vepron ndaj biznesmenëve apo trafikantëve që ishin në takim, por koka e Meduzës së takimit është Edi Rama dhe lejtnantët e tij që shkuan në Aruba. A ishte Engjëll Agaçi, a ishte vetë Rama, a ishte Olsi Rama, se thotë aty diku Rama i gjatë, ata dy Ramat në dosje janë të shkurtër më thonë.

Mua më thonë se janë të shkurtër të dy, dhe mbetet që Rama i gjatë më thonë të jetë ose Edi ose Olsi. Po nuk mund të them se është as Edi, as Olsi. Atë që mund të them me siguri me 100 përqind që qeveritarët kanë shkuar nga Tirana në Aruba. Dhe se ky është problemi më i madh i qytetarëve shqiptarë. Po këta janë njëlloj me qeveritarët, nuk thonë emrat, fshehin emrat.
A nuk është ky një krim i vërtetë? A nuk është kjo një fyerje, një përçmim për çdo qytetar të këtij vendi që nuk mund të dijë se cili është qeveritari që shkon dhe bën marrëveshje me paratë e krimit? Turpi i mbuloftë", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI