Flash

(VIDEO) Të pandehurit sherr brenda kafazit në sallën e gjyqit, policët vrapojnë në GJKKO

Lapsi.al 15 June 2026

Një incident është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku disa të pandehur të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës janë përfshirë në një përplasje fizike gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore.

Sipas informacioneve paraprake, në konflikt janë përfshirë Fatjon Bushgjokaj, Aleksandër Bushgjokaj, Kristi Bushgjokaj dhe Petrit Hoxha, i njohur edhe me mbiemrin Çakraj. Debati mes tyre ka nisur brenda kafazit të xhamit ku qëndronin të pandehurit dhe më pas ka degraduar në përleshje fizike.

Për të vënë situatën nën kontroll kanë ndërhyrë menjëherë efektivët e sigurisë së gjykatës, ndërsa jashtë ambienteve të GJKKO-së kanë mbërritur forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI