Flash

Goditja e Call Centerit në Selitë, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim menaxherin dhe dy punonjësit

Lapsi.al 5 August 2026

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona, të cilët akuzohen se mashtronin të huajt me call centera në Tiranë. Tre të arrestuarit janë menaxheri i call center-it, Klaudio Sulejmëni dhe dy punonjës Franko Karemani dhe Eriglen Arapi.

Hetimi ka nisur pas informacioneve operative për një aktivitet të dyshuar të paligjshëm në një ambient në rrugën “Zalli”, në zonën e Selitës, ku ushtrohej aktiviteti i një “Call Center”-i. 

Gjatë kontrollit në ambientet e këtij subjekti, autoritetet gjetën disa persona të ulur në poste pune të përshtatura si zyra. Po ashtu organi i akuzës sqaron se hetimet zbuluan se agjentët merrnin informacione nga klientet për situatën e tyre të humbjes së lekëve dhe jepnin zgjidhjen për kthimin mbrapsht të tyre.

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI