Flash

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Dy gjyqe për Ilir Beqajn, ai i histerisë dhe ai i drejtësisë

Lapsi.al 31 July 2026

Ilir Beqaj u lirua nga qelitë e paraburgimit të Durrësit, sepse i përfunduan afatet maksimale të paraburgimit. Përtej arrestimit të bujshëm të 4 korrikut 2024, proceset gjyqësore ndaj tij ecën me ritmin e ngadaltë të drejtësisë shqiptare dhe Gjykata e Posaçme u detyrua t’ia zëvendësonte masën “arrest në burg” me “arrest shtëpie”.

Por zhurma e burgosjes së një ish-ministri të Shëndetësisë dhe një prej njerëzve më të afërt të Edi Ramës, bëri që historia e Ilir Beqajt gjatë këtyre dy viteve të shihet pothuajse gjithmonë në mënyrë të shtrembëruar.

Për të janë zhvilluar paralelisht dy gjyqe.

I pari është gjyqi i histerisë publike, ku ai u dënua që ditën e parë. Ky nisi dolën në media pjesë nga dosja e sterilizimit, përgjimet e “Gzonës”, pamjet me pranga, daljet nga furgoni i burgjeve, kafazi i xhamtë në sallën e gjyqit. Beqaj ishte fytyra e korrupsionit në shëndetësi dhe u shndërrua shpejt në një trofe që i duhej reformë në drejtësi dhe të cilin mund ta ekspozonte sa herë duhej të provonte se po godiste “të paprekshmit”.

Gjyqi tjetër ishte ai i drejtësisë. Një proces krejt tjetër, me procedura që ecin ngadalë, seanca që shtyhen pafund, debate procedurale, akuza që ndryshojnë dhe procese që edhe pas dy vitesh nuk kanë prodhuar ende një vendim përfundimtar. Pikërisht kontrasti mes këtyre dy gjyqeve tregon më mirë se çdo statistikë sukseset, por edhe kufijtë e reformës në drejtësi.

Gjyqi që e dha vendimin që ditën e parë

Dy gjyqe për Ilir Beqajn, ai i histerisë dhe ai i drejtësisë
Ilir Beqaj, në ditën e arrestimit 4 korrik 2024 në Drejtorinë e Policisë

Që në mëngjesin e 4 korrikut 2024, kur kamerat filmuan Ilir Beqajn me duart e lidhura pas shpine duke hyrë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ishte e qartë se kishte nisur diçka shumë më e madhe se një procedim penal. Autorëve të reformës në drejtësi u duheshin rezultate konkrete, arrestime spektakolare dhe zyrtarë të lartë pas hekurave, për të ushqyer narrativën e historisë së suksesit që do ta shoqëronte Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Materiali nuk mungonte. Duke jetuar në një nga vendet më të korruptuara të Europës, publikut i shijoi ushqimi çdo ditë me dosje korrupsioni, përgjime, vila, apartamente, miliona euro dhe zyrtarë të arrestuar. Në këtë skenar, Ilir Beqaj ishte protagonist ideal.

Që ditën e arrestimit u fotografua me pranga në duar në oborrin e Policisë së Tiranës.

Dosja e tij u shpërnda në media me përgjime, biseda për para, kalime fondesh në xhepat e zyrtarëve të korruptuar, sekserë që flasin me kode. 

Disa muaj më vonë ai u thirr të dëshmonte në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi. Për dy ditë me radhë kamerat e filmuan duke zbritur nga furgoni i burgjeve, duke hyrë me pranga në Kuvend dhe duke lëvizur në korridoret e Kryesisë së Kuvendit nën shoqërimin e policëve.

Dy gjyqe për Ilir Beqajn, ai i histerisë dhe ai i drejtësisë
Ilir Beqaj duke hyrë në Komisionin hetimor për konçensionet në shëndetësi

Në komision, ku ai priste me orë të tëra të dëshmonte ndërsa mazhoranca dhe opozita ziheshin për procedurat, Albana Vokshi, duke ditur se në mbrëmje ai do të kthehej në birucë, iu drejtua disa herë me fjalët “i shkreti” dhe “gjynah”.

Beqaj reagoi menjëherë: “Nuk kam nevojë për asnjë konsideratë personale nga ju”. 

Nuk vonoi shumë dhe  erdhën pamjet nga salla e gjyqit. (Shiko më lart). Njësoj si disa zyrtarë të tjerë të lartë, edhe Ilir Beqajt iu rezervua një vend pas kafazit të xhamit, me kokën ulur mbi dosje duke komunikuar me avokatin.

Për shumicën e shqiptarëve, të cilët pasojat e korrupsionit i ndiejnë çdo ditë në spitalet publike, zyrtarët e korruptuar i meritojnë të gjitha këto. 

Ndaj në gjyqin popullor ai po paguante simbolikisht për sterilizimin, check-up-in, koncesionet, mungesën e ilaçeve dhe për gjithçka që prej më shumë se një dekade identifikohet me degradimin e shëndetësisë publike. Në këtë gjyq, vendimi ishte dhënë shumë përpara se të hapej procesi.

Gjyqi i drejtësisë ende pa vendim

Ndërsa kamerat prodhonin spektakël, dokumentet zyrtare të SPAK tregonin një histori shumë më të ndërlikuar. Ilir Beqaj po gjykohet në dy procese krejt të ndryshme. Dosja që publiku identifikon me emrin e tij është sterilizimi, kontrata me vlerë mbi 100 milionë euro, për të cilën ai akuzohet për shpërdorim detyre. Paradoksi është se, po të ishte vetëm kjo dosje, Beqaj nuk do të kishte hyrë asnjë ditë në burg.

Qëndrimi i prokurorit Ervin Kondili provokoi përplasje jo vetëm me drejtuesit e SPAK-ut, por edhe me vetë gjyqtarët e posaçëm, të cilët disa herë kërkuan zgjerimin e hetimeve dhe rëndimin e akuzave. Në një moment gjykata kërkoi që Beqaj, ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj të përballeshin edhe me akuzën e grupit të strukturuar kriminal. 

Por, pavarësisht peshës politike dhe financiare të sterilizimit, ai nuk u arrestua asnjëherë për këtë dosje. Përkundrazi, SPAK fillimisht kërkoi vetëm masën “detyrim paraqitjeje”, ndërsa gjyqtari Erion Bani i ktheu disa herë hetimet për t’i zgjeruar.

Burgu i Beqajt erdhi vetëm nga çështja tjetër që kishte të bënte me fondet e SASPAC, ku SPAK pretendon se përmes tenderëve të konferencave, faturave fiktive dhe restorantit “Gzona” janë abuzuar fondet e Bashkimit Europian. Në shifra kjo dosje nuk afrohet as me hijen e sterilizimit, por mjaftoi që Beqaj të kalonte dy vjet në paraburgim.

Ndërkohë gjyqi për sterilizimin shtyhej vazhdimisht për mungesa avokatësh, të pandehurish apo arsye procedurale, ndërsa bashkëpunëtorët e tij dënoheshin pasi pranuan gjykimin e shkurtuar. Ai vazhdonte të rrinte në qeli për dosjen tjetër, pa një vendim përfundimtar. 

Ky është paradoksi: gjyqi i histerisë prodhoi shpejt një fajtor, ndërsa gjyqi i drejtësisë, edhe pas dy vitesh, nuk ka prodhuar ende një të dënuar. Deri më sot, Ilir Beqaj mbetet juridikisht i pafajshëm, si një provë se spektakli nuk mjafton për të bërë drejtësi, madje drejtësia fillon pikërisht aty ku mbaron spektakli./Lapsi.al

Të këshilluara

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI