Flash

Cynthia Erivo zbulon të vërtetën pas raportit me Ariana Grande

Lapsi.al 28 May 2026

Cynthia Erivo ka folur hapur për miqësinë e saj me Ariana Grande, e krijuar gjatë xhirimeve dhe promovimit të filmit “Wicked”, duke zbuluar se lidhja mes tyre është shumë më e fortë sesa publiku mendon.

Në një intervistë për Variety, aktorja 39-vjeçare tregoi se periudha e promovimit për “Wicked” dhe vazhdimin e tij “Wicked: For Good” ishte jashtëzakonisht intensive dhe emocionale për të dyja.

“Ishte sikur po mbaheshim vetëm me fije,” u shpreh Erivo, duke iu referuar ritmit të lodhshëm të turneut promovues dhe angazhimeve të vazhdueshme mediatike që nisën që para publikimit të filmit në vitin 2024.

Ajo tha se shumë njerëz nuk e besonin se miqësia e saj me Ariana Grande ishte reale, por sipas saj kjo ndodh sepse publiku nuk e njeh mirë karakterin e saj.

“Mendoj se njerëzit nuk besonin vërtet që ne ishim mike. Por kjo ndodh sepse ata nuk më njohin mua. Nëse jam shoqe me dikë, atëherë jam me gjithë zemër,” tha Erivo.

Sipas saj, gjatë gjithë procesit të xhirimeve dhe promovimit, ajo dhe Ariana janë përpjekur vazhdimisht të kujdesen për njëra-tjetrën dhe të mbështesin emocionalisht njëra-tjetrën përballë presionit të madh që solli projekti.

Filmat e bazuar në muzikalin e famshëm të Broadway-t, nën regjinë e Jon M. Chu, u kthyen në një fenomen të madh kulturor, me Cynthia Erivo në rolin e Elphaba-s dhe Ariana Grande në rolin e Glinda-s.

Erivo ironizoi edhe komentet dhe teoritë që qarkullonin online për marrëdhënien e tyre, duke thënë se shumë persona “bënin rolin e psikologut nga shtëpia”, duke analizuar çdo sjellje apo dalje publike të tyre.

“Është interesante të shohësh perceptimin e njerëzve krahasuar me realitetin,” tha ajo me ironi.

Në librin e saj autobiografik “Simply More”, të publikuar vitin e kaluar, Erivo zbulon se ajo dhe Ariana Grande kishin bërë një “pakt” që në fillim të projektit për të mbrojtur dhe mbështetur njëra-tjetrën gjatë gjithë eksperiencës së “Wicked”.

Ajo shkruan se të dyja ishin të vendosura të shmangnin rivalitetin që shpesh krijohet mes aktoreve protagoniste në Hollywood dhe të krijonin një ambient pozitiv në set.

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI