Flash

Conference League/ Dinamo tris për kualifikimin, Daja asgjeson Aluminij: e ndjek vetëm Shkëndija  

Dinamo vazhdon të shkruajë historinë në arenën europiane. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja siguroi kualifikimin për në raundin e tretë të Conference League

Lapsi.al 30 July 2026

Dinamo vazhdon të shkruajë historinë në arenën europiane. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja siguroi kualifikimin për në raundin e tretë të Conference League, pasi mposhti bindshëm Aluminijn me rezultatin 3-0 në "Elbasan Arena", duke vulosur kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 4-1, pas barazimit 1-1 në sfidën e parë në Slloveni.

Blutë zhvilluan një paraqitje dominuese nga minuta e parë, duke kontrolluar ritmin e lojës dhe duke krijuar vazhdimisht raste për shënim. Avantazhi erdhi në minutën e 24' kur Lorenco Vila përfitoi nga një aksion i ndërtuar mirë dhe dërgoi topin në rrjetë. Vetëm pak çaste para përfundimit të pjesës së parë, Klevin Qefalija dyfishoi shifrat me një goditje të bukur nga jashtë zone, duke i dhënë Dinamos një epërsi të qetë për pjesën e dytë.

Edhe pas pushimit, dinamovitët nuk ulën ritmin. Skuadra e Ilir Dajës vazhdoi të kërkonte golin e tretë, duke mos i dhënë mundësi Aluminijt të rikthehej në lojë. Rezultati u vulos në minutën e 78', kur Fabjan Përndreca finalizoi me sukses një tjetër aksion të bluve dhe mbylli përfundimisht llogaritë e takimit. Me këtë sukses, Dinamo siguron kualifikimin e shtatë në historinë e saj në kompeticionet europiane dhe në turin e tretë do të përballet me Audan e Letonisë, skuadër që eliminoi Steauan e Bukureshtit.

Shkëndija përmbys Bravon, Ballkani dorëzohet me penallti, Malisheva rrëzohet në Skoci

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Shkëndija e Tetovës arriti një përmbysje të madhe ndaj Bravos, duke fituar 3-1 dhe duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Ndryshe nga skuadra maqedonase, Ballkani u eliminua në mënyrën më dramatike, pasi u mposht nga Bohemians pas goditjeve të penalltive, ndërsa Malisheva nuk arriti të mbronte fitoren 2-0 të ndeshjes së parë dhe u eliminua nga Hibernian, pas humbjes 4-1 në transfertë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI