Flash

Berisha nga samiti i PPE: Integrimi u bllokua për dosjet e Ramës

Lapsi.al 19 March 2026
Berisha nga samiti i PPE: Integrimi u bllokua për dosjet e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se mbështetja ndërkombëtare për opozitën shqiptare është në rritje, ndërsa sipas tij po shtohen edhe masat ndëshkuese ndaj qeverisë, pas pjesëmarrjes në samitin e Partisë Popullore Europiane (PPE).

Berisha bëri të ditur se në këtë samit morën pjesë liderë shtetesh, kryeministra dhe drejtues të partive të qendrës së djathtë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe ato në proces integrimi, ku përfshihet edhe Partia Demokratike si anëtare e asociuar.

Sipas tij, samiti, i zhvilluar pas 50-vjetorit të PPE-së, u fokusua në çështjet më të rëndësishme globale, përfshirë krizën energjetike të lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme, si dhe luftën në Ukrainë, për të cilën u riafirmua mbështetje e plotë ndaj Ukraina përballë agresionit rus. Një tjetër temë kyçe ishte konkurrueshmëria në Bashkimin Europian dhe koordinimi i politikave mes qeverive të djathta në prag të samitit europian. Gjatë qëndrimit në samit, Berisha tha se ka zhvilluar takime me kryeministra dhe drejtues të PPE-së, ku ka prezantuar situatën politike në Shqipëri. Ai i cilësoi zhvillimet në vend si “dramatike”, duke akuzuar qeverinë e Edi Rama për deformim të proceseve demokratike.

Sipas Berishës, Shqipëria është larguar nga standardet europiane, ndërsa iu referua edhe një raporti ndërkombëtar që e klasifikon vendin si “autokraci elektorale”. Në këtë kontekst, ai theksoi se ndërkombëtarët janë gjithnjë e më kritikë ndaj qeverisë shqiptare dhe më mbështetës ndaj opozitës.

“Mbështetja për opozitën shqiptare po rritet vazhdimisht, ndërsa dënimi dhe masat ndëshkuese ndaj qeverisë janë në rritje,” -u shpreh Berisha.

Duke u ndalur te protesta, Berisha tha: “Natyrisht, sytë, mendjet e miqve tanë, partnerëve tanë në Europë dhe në botë janë të drejtuar te qytetarët shqiptarë, tek opozita shqiptare, qëndresa e tyre ndaj këtij regjimi, përpjekja e tyre për largimin e tij. Këtu nga Brukseli shfrytëzoj rastin, nga ky moment historik siç ishte kremtimi i 50-vjetorit të PPE dhe samiti i liderëve kryesorë, kancelari Merz, Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian dhe liderë të tjerë të pranishëm, pra shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje shqiptarëve më 22 mars në kryengritjen tonë paqësorë të ngremë zërin fuqishëm, të ushtojë në Shqipëri e në Europë dhe në botë zëri i protestës, zëri i kryengritësve paqësorë shqiptarë”.

Po ashtu Berisha pohoi se në të vërtetë dosja “Balluku”, është dosja ‘Rama’.

“Çështja Belinda Balluku është çështja Rama. Marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe më shqiptarët të Edi Ramës janë përmbysur për shkak se dosja Balluku është dosja Rama. Dosja AKSHI është dosja familjare e Edi Ramës. Në këtë aspekt, Edi Rama është në rrethin e kuq dhe i pashpresë.”, tha Berisha.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 19 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:36

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI