Flash

Bllokimi i Ngushticës së Normuzit, “tërbim” global me thirrjet për kursim energjie

Lapsi.al 19 March 2026
Bllokimi i Ngushticës së Normuzit, “tërbim” global me

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme po i shtyn disa vende anembanë botës në një gjendje krize energjetike, atë që tani quhet “Kurseni Energjinë”, duke i detyruar qeveritë të zgjedhin se ku të ulin kërkesën ose të thithin kostot, duke i dhënë përparësi rezervave në rënie.

Azia është më e ndjeshme ndaj kësaj lufte, pasi varet shumë nga karburanti i importuar, pjesa më e madhe e të cilit transportohet përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila tani është e bllokuar. Ngushtica është rruga kryesore për transportimin e një të pestës së tregtisë botërore të naftës bruto dhe gazit natyror të lëngshëm

Qeveritë e rajonit të Gjirit po përpiqen të përshtaten duke numëruar rezervat e tyre të naftës, duke kursyer energji, ndërkohë që konkurrojnë për furnizime dhe duke u përpjekur të parandalojnë rritjen marramendëse të çmimeve.

Prioriteti i tyre kryesor është gazi që përdoret për gatim, pasi një rritje e çmimit të tij mund të dëmtojë familjet, si dhe restorantet dhe bizneset e tjera.

Analistët paralajmërojnë se të njëjtat zgjedhje të vështira mund të përhapen së shpejti përtej Azisë në ekonomitë importuese të karburantit në Afrikë dhe gjetkë, ndërsa vendet konkurrojnë për furnizime të pakta .

Në të njëjtën kohë, organizata Save the Children u ankua se furnizimet mjekësore të destinuara për 400,000 fëmijë në Sudan – duke përfshirë antibiotikë, ilaçe kundër malaries dhe kundër krimbave , si dhe injeksione – kanë mbetur “të bllokuara” në Dubai për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.

Dërgesa të tjera me furnizime kritike ushqimore dhe antibiotikë për në Jemen dhe Afganistan janë vonuar gjithashtu, duke e detyruar organizatën të kërkojë zgjidhje alternative transporti. Ndihma për Afganistanin tani po dërgohet me aeroplan me një kosto prej 240,000 dollarësh – më shumë se kostoja e vetë furnizimeve.

Azia Juglindore vendos kufizime për shkak të krizës energjetike

Me çmimet e naftës që po rriten ndjeshëm pavarësisht çlirimit të disa rezervave, Azia Juglindore po përpiqet të ruajë rezervat e saj të energjisë tashmë të shteruara, duke i nxitur familjet, bizneset dhe agjencitë qeveritare të ulin ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike.

Në Filipine dhe Pakistan, qeveria ka vendosur një javë pune katër-ditore për nëpunësit civilë për të ulur konsumin e karburantit dhe konsumin e energjisë qeveritare me një të pestën . Atyre u është urdhëruar të fikin kompjuterët gjatë pushimeve të drekës dhe ta mbajnë kondicionerin në një temperaturë jo më të ulët se 24°C . Vietnami u ka kërkuar qytetarëve të punojnë nga shtëpia, ndërsa në Tajlandë, kryeministri madje u ka kërkuar qytetarëve të përdorin shkallët në vend të ashensorit dhe u ka kërkuar punëtorëve të veshin bluza në vend të kostumeve për të shmangur përdorimin e kondicionerit.

Në Bangladesh, Ministria e Arsimit u detyrua të mbyllte të gjitha universitetet në vend për një kohë të pacaktuar, ndërsa në Sri Lanka çdo e mërkurë është festë pasi të gjitha zyrat publike mbeten të mbyllura, dhe në Mianmar makinat private mund të qarkullojnë vetëm njw herw nw dy ditw.

Egjipti ka urdhëruar bizneset të mbyllen të paktën një orë më parë për të kursyer energji, në një përpjekje për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të naftës në ekonominë publike të vendit, ku energjia subvencionohet pjesërisht, u tha gazetarëve të mërkurën kryeministri Mostafa Madbouly. Urdhri do të hyjë në fuqi më 28 mars.

Vendet me popullsi të madhe i japin përparësi familjeve, por përballen me presion çmimesh

India po i jep përparësi nevojave të familjeve për sa i përket furnizimit të kufizuar të gazit të lëngshëm të naftës (LPG), i cili përdoret kryesisht për gatim dhe furnizimin me karburant të makinave .

Megjithatë, mungesa tashmë ka filluar të ndihet në restorante dhe hotele në importuesin e dytë më të madh në botë të LPG-së, pasi ato kanë ulur orarin e tyre të hapjes, kanë mbyllur përkohësisht ose kanë ndaluar skuqjen e ushqimit.

Dhe Evropa po e ndjen presionin

Bashkimi Evropian po përshpejton strategjinë e tij afatgjatë për energji të pastër , duke synuar të ulë konsumin dhe të kontrollojë çmimet në të gjithë bllokun prej 27 vendesh , të cilat janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës. Zyrtarët u takuan në Bruksel këtë javë për të diskutuar mënyrat për të përmirësuar sigurinë energjetike të rajonit.

“Po shqyrtojmë se si mund t’i ulim faturat e energjisë së qytetarëve”, tha Komisioneri Evropian i Energjisë, Dan Jørgensen . “Po punojmë për të zbatuar masa të menjëhershme që do të ndihmojnë bizneset dhe qytetarët tanë më vulnerabël.”

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 19 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:36

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI