Flash

Nga importohet nafta në Shqipëri, çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

Lapsi.al 19 March 2026
Nga importohet nafta në Shqipëri, çfarë ndodh nëse

Në vitin 2025 në Shqipëri u importua rreth 740 mijë ton naftë, sipas të dhënave nga Doganat. Importet janë rritur vazhdimisht vitet e fundit në përgjigje të shtimit të konsumit, si rrjedhojë e turizmit dhe numrit të lartë të automjeteve që po qarkullojnë në vend.

Por, cilat janë kanalet kryesore të importit në Shqipëri të ar it të zi, që së fundmi po kthehet në një mall luksi për shkak të shtrenjtimit të tij në Bursa nga konflikti në Lindjen e Mesme, që u transmetua dhe në vend, me çmim që ka arritur në 200 lekë për litër, nga 175 lekë në fund të shkurtit?

Rruga që ndjek nafta për të mbërritur në Shqipëri është e gjatë. Burimi kryesor nga u furnizuan importuesit në vitin 2025, sipas të dhënave nga Doganat është Arabia saudite, nga u morën 257 mijë ton naftë, ose 35% e totalit.

Arabia Saudite është prodhuesi i dytë më i madh i naftës në botë, pas Shteteve të Bashkuara. Ajo prodhon zakonisht rreth 9–11 milionë fuçi në ditë, sipas OPEC, duke qenë një nga aktorët më ndikues në ofertën globale të naftës. Importuesit pohojnë se për të mbërritur në Shqipëri anijet kalojnë përmes kanalit të Suezit dhe një bllokim i tij do të kishte pasoja të mëdha, pasi anijet do të detyroheshin ti binin rrotull, që do të shtonte kohën e udhëtimit edhe me 20 ditë, që ka kosto shtesë.

Aktualisht, Kanali i Suezit mbetet i hapur dhe funksional, por trafiku është ndjeshëm i reduktuar, pasi shumë kompani transporti po shmangin kalimin për shkak të rrezikut në Detin e Kuq dhe po devijojnë anijet rreth Afrikës.

Shteti i dytë nga importohet nafta është India, nga e cila në 2025-n u importua 16% e totalit. Edhe nga India, peshën kryesore e kanë dy importuesit më të mëdhenj, Kastrati dhe Gega. India, ndonëse nuk është ndër prodhuesit dominues të naftës bruto, është kthyer në një nga “rafineritë” e botës. Ajo blen naftë nga tregje të ndryshme, e përpunon dhe e rikthen në treg si produkt i gatshëm, shpesh drejt Europës.

Nafta që vjen nga India është pjesë e një qarku të gjatë tregtar, që nis në Lindje, kalon nëpër rafineritë aziatike dhe më pas merr rrugën drejt Mesdheut. Edhe për këto flukse, kalimi në Kanalin e Suezit mbetet hallka vendimtare./Monitor.al

Të këshilluara

Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Gjyq politik

Ish-deputetja Monika Kryemadhi e ka quajtur procesin e saj dhe të Ilir Metës si farsë. Gjatë fjalës së saj pasi doli nga GJKKO, Kryemadhi deklaroi se ky gjyq ës...

11:56

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI