Flash

Arrestohet 22-vjeçari pas vjedhjes së shkollës në Lezhë, procedohen 5 të mitur

Lapsi.al 19 March 2026
Arrestohet 22-vjeçari pas vjedhjes së shkollës në

Zbardhet bastisja e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja”, e ndodhur katër ditë më parë në Lezhë. Policia identifikoi 6 autorët e krimit, mes tyre pesë të mitur, duke arrestuar një 22-vjeçar si autor kryesor dhe proceduar në gjendje të lirë të tjerët.

Aksioni u kodua “Pajisjet”. Pasi hynë pas mesnate në ambientet e shkollës, të dyshuarit vodhën 19 pajisje dhe dëmtuan dyert e godinës arsimore.

Njoftimi i policisë:

“Si rezultat i veprimeve hetimore profesionale të kryera menjëherë pas njoftimit, pasditen e datës 15.03.2026, se në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”, Lezhë, ishin vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serveri qendror i kamerave të sigurisë, si dhe ishin dëmtuar dyer të objektit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë mundësuan kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Në vijim, në kuadër të operacionit të koduar “Pajisjet”, u vu në pranga shtetasi A. B., 22 vjeç, si dhe u proceduan penalisht 5 të mitur të moshave 15-17 vjeç (3 prej tyre, nxënës në këtë shkollë), të cilët dyshohet se janë nxitur nga 22-vjeçari, për kryerjen e këtij krimi.

6 shtetasit dyshohet se rreth orës 01:00 të datës 14.03.2026, kanë hyrë në ambientet e shkollës “Besëlidhja”, kanë dëmtuar dyer e objektit, si dhe kanë vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serverin qendror të kamerave të sigurisë.

vjedhja e shkolles beselidhja

Më pas, 6 shtetasit kanë transportuar pajisjet, me automjetin e të arrestuarit, dhe i kanë fshehur ato, në bodrumin e një pallati aktualisht në ndërtim dhe në banesën e 22-vjeçarit. 16 prej pajisjeve të vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “Volksëagen”, me të cilin u transportuan. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme”.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 19 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:36

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI