Flash

Aksident në Lushnjë, makina përplas një 45-vjeçar me biçikletë

Lapsi.al 18 March 2026
Aksident në Lushnjë, makina përplas një 45-vjeçar me

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në Bypassin e autostradës në Lushnjë.

Një automjet ka përplasur shtetasin Odisa Petro që kalonte me biçikletë nga njëra anë e autostradës për në anën tjetër. Pasi ka kaluar barrierën e hekurt anësore, ai është goditur nga automjeti edhe pse drejtuesi është munduar ta shmangë.

45-vjeçari është dëmtuar rëndë në të dyja këmbët dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ndërsa është shoqëruar drejtuesi i mjetit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 18 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë. Ndërkohë euro do blihet me 95.7 lekë dhe do...

08:48

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI