Flash

Zelanda e Re shtrëngon rregullat e deportimit, azilit dhe imigracionit

Lapsi.al 18 March 2026
Zelanda e Re shtrëngon rregullat e deportimit, azilit dhe imigracionit

Qeveria e Zelandës së Re do të prezantojë sot legjislacionin që do të shtrëngojë rregullat e deportimit, azilit dhe imigracionit.

Qeveria tha se ndryshimet ishin të nevojshme për të luftuar krimin e rëndë, shfrytëzimin e migrantëve dhe akuzat për shkelje.

Ministrja e Imigracionit e Zelandës së Re, Erica Stanford, tha se ndryshimet do të siguronin drejtësinë, funksionalitetin dhe efektivitetin e sistemit, ndërsa do t’u ofronin autoriteteve mjete proporcionale për të menaxhuar rreziqet e imigracionit.

Duhet theksuar se projektligji parashikon rritjen e periudhës gjatë së cilës një qytetar mund të deportohet për kryerjen e një krimi të rëndë nga 10 në 20 vjet, rritjen e dënimit maksimal për shfrytëzimin e migrantëve nga shtatë në 10 vjet dhe zgjerimin e kompetencave për të ndërmarrë veprime kundër informacionit të rremë ose mashtrues të dhënë gjatë procesit të imigracionit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI