Flash

SHBA mesazh paralajmërues ambasadave të saj në gjithë botën

Lapsi.al 18 March 2026
SHBA mesazh paralajmërues ambasadave të saj në gjithë

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar të gjitha përfaqësive diplomatike të SHBA-së në mbarë botën që të nisin “menjëherë” vlerësime emergjente të sigurisë.

Sipas një kabllogrami diplomatik të dërguar të martën dhe të siguruar nga Washington Post, ky urdhër vjen për shkak të “situatës në zhvillim në Lindjen e Mesme dhe rrezikut të pasojave të mundshme”.

Dokumenti thekson nevojën për rishikim të menjëhershëm të masave të sigurisë, në një moment kur tensionet në rajon mbeten të larta.

Megjithëse në javët e fundit udhëzime të ngjashme u janë dërguar ambasadave amerikane në Lindjen e Mesme, urdhri i së martës përbën herën e parë që një kërkesë e tillë shtrihet në të gjitha ambasadat e SHBA-së në botë.

Kabllogrami mban firmën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe lidhet drejtpërdrejt me shqetësimet për sigurinë në kuadër të luftës me Iranin.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI