Flash

Prodhimi i KESH ra me 22% nën mesataren historike në 2025

Lapsi.al 16 March 2026
Prodhimi i KESH ra me 22% nën mesataren historike në 2025

Prodhimi i energjisë elektrike nga kaskada e Drinit gjatë vitit 2025 rezultoi rreth 22% më i ulët se mesatarja 30-vjeçare, për shkak të një viti të thatë me prurje të ulëta në kaskadën e Drinit që kufizoi gjenerimin e hidrocentraleve, sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Prodhimi në kaskadë arriti në rreth 3.4 milionë MWh, nga një mesatare historike prej 4.35 milionë MWh të 30 viteve të fundit. Rënia lidhet drejtpërdrejt me prurjet më të dobëta të ujit në rezervuarin kryesor të sistemit.

Prurjet mesatare në Fierzë gjatë vitit arritën 145 metra kub në sekondë, krahasuar me 183 m³/s që është mesatarja shumëvjeçare, ose rreth 21% më pak. Ulja e prurjeve është reflektuar pothuajse në të njëjtën masë edhe në prodhimin e energjisë.

Megjithatë, krahasuar me disa vite të tjera të thata me karakteristika të ngjashme si 2002, 2008, 2014, 2017 dhe 2024 prodhimi në vitin 2025 rezultoi rreth 2% më i lartë, ose rreth 71 GWh më shumë energji e prodhuar.

Pavarësisht kushteve të pafavorshme hidrike, KESH arriti të mbyllë vitin me një bilanc pozitiv në rezervën energjetike, duke akumuluar rreth 250 GWh energji në liqenin e Fierzës.

Rezerva energjetike në fillim të vitit ishte 477 GWh, ndërsa në fund të vitit arriti në 727 GWh. Në të njëjtën kohë, niveli i ujit në liqenin e Fierzës u rrit ndjeshëm gjatë vitit. Ai nisi vitin në 269.22 metra mbi nivelin e detit, rreth 7.9 metra më poshtë se mesatarja shumëvjeçare, ndërsa më 31 dhjetor 2025 arriti në 278.76 metra, me një rritje vjetore prej 9.54 metrash dhe rreth 1.7 metra mbi mesataren historike.

Performanca e vitit 2025 nënvizon gjithnjë e më shumë ndikimin e ndryshimeve klimatike mbi prodhimin hidroenergjetik në Shqipëri, ku periudhat e zgjatura të thatësirës dhe luhatja më e madhe e reshjeve po e bëjnë më të paqëndrueshëm prodhimin e energjisë nga hidrocentralet.

Me mbi 95% të prodhimit vendas të bazuar në hidroenergji, luhatjet hidrike mbeten një nga faktorët kryesorë që përcaktojnë sigurinë energjetike të vendit diccka që po ndryshon disi nga një rritje e peshës së prodhimit të energjisë nga impiantet diellorë./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI