Flash

Lëndë plasëse gjendet pranë makinerive në Spaç, pas shpërthimit me tritol në Lezhë

Lapsi.al 16 March 2026
Lëndë plasëse gjendet pranë makinerive në Spaç,

Një sasi lënde plasëse u gjet mëngjesin e së hënës pranë makinerive të një kompanie inertesh në Spaç, Mirditë, duke alarmuar punonjësit e subjektit. Eksplozivi u zbulua gjatë nisjes së punës dhe punonjësit njoftuan policinë. Fatmirësisht, lënda plasëse nuk shpërtheu dhe nuk pati të lënduar apo dëme materiale.

Në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë, ndërsa pritet edhe ndërhyrja e forcave xheniere për çaktivizimin e kontrolluar të eksplozivit. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët e mundshëm. Ngjarja vjen vetëm një ditë pas një tjetër incidenti me lëndë plasëse në vend, ku mbrëmjen e kaluar në Lezhë tritoli iu vendos një automjeti në pronësi të një efektivi policie.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI