Flash

Arrestohen 7 persona/ Zbardhja e atentatit me eksploziv në makinën e 36-vjeçarit!

Lapsi.al 16 March 2026
Arrestohen 7 persona/ Zbardhja e atentatit me eksploziv në makinën e

Policia e Tiranës ka arritur të dokumentojë plotësisht ngjarjen e rëndë të ndodhur para gjashtë ditësh ndaj automjetit të Oltion Klosit. Sipas njoftimit të policisë, për sulmin me lëndë plasëse janë vënë në pranga shtatë persona, të cilët dyshohet se vepronin si një grup i strukturuar kriminal.

Hetimet zbuluan se porositësi i këtij akti është Sabah Nuzi, i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës. Ekzekutori i dyshuar i vendosjes dhe aktivizimit të tritolit është Jurgen Gjonaj, i cili u ndihmua nga disa bashkëpunëtorë. Kristjan Ahmerama, Renato Balla dhe Eklips Leti luajtën një rol kyç duke i siguruar autorit fotografitë, vendndodhjen e mjetit dhe mjetet e transportit.

Ata gjithashtu u kujdesën për strehimin e tij dhe sigurimin e sasisë së lëndës eksplozive të përdorur në atentat. Në fazën finale të operacionit, u arrestuan edhe Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla. Këta persona dyshohet se kanë transportuar me makinë Jurgen Gjonajn menjëherë pas kryerjes së krimit më 10 mars 2026. Policia ka sekuestruar prova të rëndësishme që vërtetojnë lëvizjet e grupit përpara dhe pas shpërthimit. Ky sukses i forcave të rendit çon para drejtësisë një rrjet të tërë personash me rrezikshmëri të lartë.

Njoftimi i policisë:

"Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 10.03.2026, në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në automjetin në pronësi të një shtetasi.

Vihen në pranga 7 shtetas, të përfshirë në ngjarje, në formën e një grupi të strukturuar kriminal, shtetas me precendent të theksual kriminal. Sekuestrohen biçikleta e përdorur në ngjarje, rrobat e autorit të përdorura gjatë saj, automjetet me të cilat kanë lëvizur të dyshuarit dhe aparatet celularë të tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku në automjetin në pronësi të shtetasit O. K. shpërtheu një sasi lënde plasëse (me pasoja vetëm dëme materiale), kanë organizuar operacionin policor “Porosia”, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, administrimit të provave në vendngjarje, si dhe këqyrjes së kamerave në akse të ndryshme rrugore përmes të cilit dyshohet se mund të ishin larguar autorët, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve proceduriale për këtë rast:

-u ndaluan shtetasit J. G., 32 vjeç, R. B., 25 vjeç, K. A., 24 vjeç dhe E. L., 27 vjeç, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim;

-u ndaluan shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim;

-u bë ndalimi me iniciativë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” ndaj shtetasit S. N., 33 vjeç, aktualisht në IEVP.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi J. G. është personi që ka vendosur dhe shpërthyer lëndën eksplozive, i cili është ndihmuar nga shtetasit K. A., R. B. dhe E. L., duke i siguruar fotot dhe vendndodhjen e automjetit të dëmtuar, biçikletën me të cilën ka lëvizur autori, banesën ku është strehuar si dhe sasinë e lëndës eksplozive të vendosur. Ndërkohë, Shtetasi S. N., aktualisht në IEVP Fushë-Krujë, i akuzuar për vepra të rënda kriminale, dyshohet se është personi që ka porositur vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetasit O. K.

Më tej, shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, kanë transportuar me automjet, më datë 10.03.2026 autorin e vendosjes së eksplozivit, shtetasin J. G. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.",njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Kjo javë nis me kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të de...

08:07

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI